Si duket vetura më e shtrenjtë në botë

Auto

Si duket vetura më e shtrenjtë në botë

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:38
Modeli Rolls-Royce

Edhe pse prodhuesi nuk ka dashur të bëjë të ditur çmimin, modeli Rolls-Royce thuhet se kushton 10 milionë funta, gjë e cila e bën atë veturën më të shtrenjtë në botë.

Rolls-Royce në manifestimin Concorso d'Eleganza Villa d'Este, e cila tradicionalisht mbahet çdo vit në liqenin Komo në Itali, ka prezantuar automobilin unik me shenjën Sweptail, i cili është i prodhuar në vetëm një njësii.

Duke pasur parasysh se në botë nuk do të ekzistojë edhe një Sweptail tjetër, dhe duke marrë parasysh përmbajtjet shtesë me të cilat ky model ia kalon automobilave tjerë të zakonshëm Rolls-Royce, shuma prej 10 milionë funta (rreth 11,5 milionë euro), e cila përmendet në faqet e automobilave mund të jetë e saktë.

Si bazë për këtë automobil të vetëm ka qenë Rolls-Royce Phantom Coupe, ndërsa dizajni është inspiruar nga modelet e huaja të këtij prodhuesi.  Brendësia është ndryshuar dukshëm në krahasim me Phantom Coupe e rregullt, ndërsa në mesin e materialit të shtrenjtë që janë përdorur në kabinë përmenden detajet nga lëkura dhe druri më kualitativ.

Rolls-Royce njoftoi se me një klient anonim janë dakorduar rreth detajeve të ndërtimit të veturës, por jo edhe rreth çmimit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat