BMW rikthen modelin M8

Auto

BMW rikthen modelin M8

Më: 29 maj 2017 Në ora: 22:45
BMW M8

Prodhuesi gjerman BMW ka publikuar fotografitë e modelit M8, i cili do të lansohet në janar të vitit që vjen.

Pas konfirmimit se do të vë në prodhim 8 Series, nuk pritej se do të rikthente pikërisht këtë makinë, që t’i bënte konkurrencë modeleve të veta.

Megjithatë, me veturën e kamufluar në masë të madhe, është bërë e ditur se do të ketë sërish M8, madje me shumë fuqi.

Por, nuk janë bërë të ditura detajet, se çfarë përmban nën kapak apo përparësitë teknologjike që do t’i ketë.

Njohësit e makinave, kanë bërë të ditur se në bazë konstruktit, nuk dallon nga paraardhëset e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat