Porsche nuk iu shet modelin 911 R, shoferëve që kanë shkaktuar më parë aksidente

Auto

Porsche nuk iu shet modelin 911 R, shoferëve që kanë shkaktuar më parë aksidente

Më: 30 maj 2017 Në ora: 00:53
Porsche 911 R

Zyrtarë të Porsche, kanë deklaruar se nuk do të shesin makinat nga edicioni i limituar i modelit 911 R, te shoferët e pakujdesshëm që janë përfshirë në incidente për fajin e tyre.

Meqenëse kjo veturë do të lansohet në vetëm shumë pak njësi, kompania gjermane është e interesuar që ato të ekzistojnë edhe në të ardhmen, qoftë sikur mbesin vetëm nëpër garazhe.

Klientët duhet të paraqesin dëshminë zyrtare, se kanë përvojë në vozitjen e veturave sportive dhe nuk janë përplasur ndonjëherë, për të blerë veturën që kushton një milion dollarë.

Në anën tjetër, adhuruesit e Porsche janë shprehur kundër këtij vendimi, meqenëse në rrugë gjithçka mund të ndodhë, përfshirë edhe aksidentet.

“Askush nuk ka dëshirë të përplaset. Veturat janë për ngasje dhe jo të mbledhin pluhur nëpër garazhe”, është një nga reagimet e shumta lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat