Si duket Saab-i kinez me rrymë

Auto

Si duket Saab-i kinez me rrymë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:31
Saab

Kompania NEVS, e cila më 2012 bleu markën e veturave suedeze Saab, prezantoi dy koncepte elektrike si uverturë për modelet e serive që do të ofrohen në tregun kinez më 2018.

Në renderë janë paraqitur dy koncepte të automobilave me rrymë – limuzina më shenjën 9-3 dhe SUV 9-3X.  

Bëhet fjalë për automjetet e bazuara në gjeneratën e fundit të Saab 9-3 origjinal dhe modelit 9-3X, dhe ndonëse NEVS nuk ka marrë të drejtën për përdorimin e emblemës Saab, të dy automobilat kanë dizajnin e njohur të prodhuesit të dikurshëm nga Suedia.

Detajet teknike tash për tash nuk dihen, por më herët ishte paralajmëruar se këto automobila do të kenë autonominë e vozitjes deri në 300 kilometra më një mbushje të baterisë.

Image
Saab
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat