Digjet në tërësi modeli i ri Audi A7

Auto

Digjet në tërësi modeli i ri Audi A7

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 17:55
Audi A7

Njëri nga modelet që ende nuk ka dalë në treg dhe i cili është duke u testuar, Audi A 7 është djegur në tërësi gjatë testimit të vozitjes në alpet austriake.

Me këtë rast është fotografuar djegia e tij nga një fotograf, që ka hedhur fotot në internet.  Audi A7, i djegur për arsye që nuk janë bërë të ditura, ishte duke u testuar si pjesë e fazës paraprake para se të dalë në treg.

Në këtë fazë, automobili testohet në kushte të ndryshme të vozitjes dhe automjeti në vend të dizajnit përfundimtar ka një lloj karrocerie të përkohshme.

Vetura ka nisur të digjet papritmas dhe vozitësi e inxhinierët e Audi kanë ndalur automobilin. Tentimi për të shuar zjarrin me aparat të zakonshëm nuk pati sukses dhe është dashur të arrijnë zjarrfikësit për ta shuar zjarrin që kaploi gjithë veturën.  

E gjithë drama ka zgjatur 15 deri 20 minuta dhe automobili është djegur në tërësi. Për fat të mirë askush nuk ka pësuar.

Audi A7 i ri përdor platformën e lehtë mekanike MLB-Evo, e cila tashmë është përdorur në modelin Q7. Dizajni do të bazohet në konceptin e Audi Prologue, ndërsa premiera e modelit të ri pritet kah fundi i këtij viti ose në fillim të vitit 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat