Krenaria e re e Lamborghini kremtoi jubileun

Auto

Krenaria e re e Lamborghini kremtoi jubileun

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 21:13
Lamborghini

Vetëm tri vjet pas lansimit të Huracan, kompania italiane ka prodhuar 8.000 automobila të këtij modeli super-sportiv.

Pasuesi i best-sellerit të Lamborghini, modeli Gallardo është në rrugë të mirë për disa vite ta tejkalojë automobilin më të shitur deri më tash me shenjën e kaut.

Në fakt, gjatë këtyre 10 vjetëve, Lamborghini ka prodhuar mbi 14 mijë automobila të modelit Gallardo dhe nëse vazhdon me dinamikën e shitjes së deritanishme, Huracan deri te ky numër do të arrijë për dy deri tri vjet.

Huracan me numër 8 mijë është versioni Spyder me tavan të hapur, i ngjyrosur në nuancë Grigio Lynx të hirtë dhe do t’i dorëzohet një blerësi britanik, thonë në kompaninë italiane.

Lamborghini në ofertë ka më shumë versione të modelit të vet bazik, gjë e cila blerësve iu jep më shumë mundësi të zgjedhjes, por që ndikon edhe në rritjen e shitjes së këtij modeli.

Huracan LP 610-4 në versionin coupe vjen me motor me 610 kuaj fuqi, ndërsa varianti LP 580-2 ka 580 kuaj fuqi.  Aty duhet përmendur edhe Spyder, i cili posedon 630 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat