Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler

Auto

Hajnat përdorën teknika hakuese për të vjedhur 150 Jeep Wrengler

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 00:45
Jeep Wrengler

Brenda tre vitesh, hajnat kanë vjedhur në San Diego të Shteteve të Bashkuara 150 Jeep Wrengler, duke përdorur teknika të sofistikuara hakimi.

Pasi gjenin numrat identifikues të makinave, ata hynin në serverin e prodhuesit dhe të zbulonin kodet sekrete, për të krijuar çelësat.

Me të hapur makinat, përdornin pajisje elektronike që të ndalojnë sistemin e alarmit, ndërsa me çelësin e dyfishuar e ndiznin makinën dhe largoheshin.

Të gjitha modelet Wrengler, që së bashku kapin vlerën e afro pesë milionë dollarëve, besohet se janë dërguar në Meksikë, apo janë shitur të ndara në pjesë.

Por, pasi është kapur një hajn derisa po largohet me një Jeep nga parkingu, është arritur të identifikohet dhe të ndalohet.

Hetuesit kanë bashkëpunuar ngushtë me Fiat Chrysler, që të gjejnë mundësinë se si i kanë punuar çelësat e dyfishtë, në mënyrë që të ndalohet kjo teknikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat