Ky është ende brendi më i vlefshëm i veturave, që prinë para Mercedes dhe BMW

Auto

Ky është ende brendi më i vlefshëm i veturave, që prinë para Mercedes dhe BMW

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 05:57
BMW dhe Mercedes-Benz janë duke punuar me intensitet të shtuar, duke kryesuar në listë me vendin e dytë, respektivisht të tretë

Shumica kanë besuar se General Motors apo Volkswagen, janë brendet më të vlefshme të makinave, por e kanë gabim.

Automotive News raporton se edhe këtë vit, Toyota është brendi me më shumë vlerë në botë, me shumë totale prej 28.7 miliardë dollarëve.

Megjithatë, gara është ende duke u zhvilluar dhe nuk dihet nëse ky prodhues japonez, do të jetë sërish në këtë vend edhe në vitin që vjen.

BMW dhe Mercedes-Benz janë duke punuar me intensitet të shtuar, duke kryesuar në listë me vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Arsyeja pse Toyota qëndron në këtë vend, është rritja e shitjeve, që ka ardhur shkaku i rritjes së investimeve dhe zgjerimit të numrit të punëtorëve.

Për dhjetë vite sa zhvillohet kjo garë, kompania qëndron në krye të kualifikimeve sepse ka makina të qëndrueshme, që dëmtohen rrallë dhe punojnë pa problem.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat