Volkswagen planifikon ta rikthejë fuqishëm modelin Touareg

Auto

Volkswagen planifikon ta rikthejë fuqishëm modelin Touareg

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 06:49
Volkswagen Touareg

Modeli Touareg besohej se është hequr përgjithmonë nga prodhimi, ndërsa është zëvendësuar me Atlas SUV, për të cilin Volkswagen është duke punuar në mënyrë intensive.

Mirëpo, lajmet e fundit tregojnë se VW është duke punuar në gjeneratën e tretë dhe pritet ta rikthejë fuqishëm.

Beijing Auto Show që zhvillohet gjatë muajit prill të vitit që vjen, do të jetë organizimi ku do ta shohim këtë SUV të ri, që pritet t’i ketë 375 kuajfuqi dhe që nuk lëshon aspak ndotje.

Me lansimin e kësaj veture, Volkswagen do t’i bëjë konkurencë Audi Q7, Porsche Cayenne, Bentley Bentayga dhe Lamborghini Urus.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat