Zbulohet data kur Ford do ta prezantojë modelin Raptor

Auto

Zbulohet data kur Ford do ta prezantojë modelin Raptor

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 08:44
Njohësit e veturave besojnë se është një model me 2.2-litra dhe katër cilindra që kalon me lehtësi nëpër të gjitha terrenet.

Para disa muajsh, Ford ka bërë të ditur se modelet Ranger dhe Branco do t’i risjell gjatë vitit 2019 respektivisht 2020.

Ky ishte vetëm fillimi, meqë entuziastët mbetën të mahnitur kur u bë njoftimi se po punohet në një Raptor të ri që është i bazuar në versionin Ranger.

E tëra që u tha është se do të jetë rival me Chevy Colorado ZR2, pa u dhënë asnjë datë e përafërt se kur lansohet.

Mirëpo, mediat që merren me automobilizëm, kanë kuptuar se ky model prezantohet zyrtarisht më 7 shkurt në Bangkok të Tajlandës.

Njohësit e veturave besojnë se është një model me 2.2-litra dhe katër cilindra që kalon me lehtësi nëpër të gjitha terrenet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat