Kopje e Mercedes GLC me emër gjerman, teknikë japoneze e çmim kinez

Auto

Kopje e Mercedes GLC me emër gjerman, teknikë japoneze e çmim kinez

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 10:36
Kopje e Mercedes GLC

Edhe pse gjendet në vendin më të madh të plagjiaturave, kompania Zotye Auto është një nga kompanitë kampione për kopjim në Kinë. Zotye në gamën e saj, pothuajse, nuk ka asnjë model që nuk “është parë diku” dhe kjo taktikë rezultoi në shifrat e mëdha të shitjeve.

Nga 28,000 vetura të shitur në vitin e parë të prodhimit (2007), Zotye vitin e kaluar ka shitur 328,875 vetura. Vetëm blerësve kinezë, sepse në vendin më të populluar në botë Zotye ka një “ndalesë të performancës”.

Pse është kjo kështu tregon modeli i ri i kompanisë – SUV-i Traum Meet3. Zotye para disa viteve ka zhvilluar një model të quajtur SR7, një SUV i cili ngjan në Audi Q3 por për udhëheqësit e kompanisë kjo nuk mjaftonte.

Ata kuptuan se platforma mund të riciklohet edhe për më shumë kopje sepse deri në vitin 2020 planifikojnë të prezantojnë së paku 8 SUV-a të rinj. Ndërkohë, ata lansuan brendin e ri dhe i kanë vënë emrin gjerman Traum (ëndërr), duke angazhuar dizajnerin i cili ka punuar në kompaninë gjermane prestigjioze të veturave, Mercedes.

Prandaj, nuk është e çuditshme që Traum Meet3 është një kopje flagrante e Mercedes GLC-së. Promovimi zyrtari i këtij modeli është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm dhe të dhënat për këtë SUV nuk janë zbuluar shumë.

Por dihet se Traum Meet3 do të jetë i gjatë 4.5 metra dhe do të vijë me motor benzinë të Mitsubishit 1.5-litër Turbo me kapacitet prej 150 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual prej 5 shpejtësive ose marshin CVT dhe me sistemin e tërheqjes vetëm në rrotat e përparme. Po ashtu, thuhet se Traum Meet3 do të ketë teknologjinë japoneze.

Gjëja më tërheqëse te ky SUV do të jetë çmimi: versioni bazë i Traum Meet3 nuk do të kushtojë më shumë se rreth 9,000 euro, që do të thotë se shumë fansave mund t’iu plotësohet “ëndrra” – të vozisin SUV-in e Mercedesit, të paktën kopjen...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat