Zviceranët padisin VW për aferën dizel

Auto

Zviceranët padisin VW për aferën dizel

Më: 1 janar 2018 Në ora: 22:42
VW

Rreth 6,000 zviceranë nisën një padi të përbashkët kundër Volkswagen dhe shitësve të saj për dëmet e shkaktuara nga një skandal me sistemin e shkarkimit, i njohur si çështja “Dieselgate”.

Pronarët e makinave Volkswagen pretendojnë se kanë pësuar humbje financiare për shkak të manipulimit të emisioneve nga gazrat e dëmshme.

Vlerësimi i dëmeve konsiderohet rreth 15 për qind e vlerës së një makine të re, që është 3-7 mijë franga zvicerane  për person.

Pala e akuzuar është kompania Volkswagen Group dhe importuesi lokal AMAG.

Personat e dëmtuar janë mbledhur nën Organizatën për Mbrojtjen e Konsumatorit (SKS) dhe pretendojnë se as VW as AMAG nuk janë të gatshme për negociata dhe kompensim të mundshëm për dëmet.

Rreth 180,000 konsumatorë në Zvicër u goditën nga një skandal i gazit që shpërtheu në SHBA në 2015.

VW në mbarë botën ka shitur më shumë se 11 milionë makina me softuerin mashtrues në testet për shkarkimet e grimcave të dëmshme, gjë e cila gjigantit gjerman vetëm në SHBA i ka kushtuar rreth 30 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat