Ford zbulon pa dashje, detajet e rëndësishme të modelit GT500

Auto

Ford zbulon pa dashje, detajet e rëndësishme të modelit GT500

Më: 5 janar 2018 Në ora: 07:47
Ford GT500

Gjatë një komunikimi me bashkëpunëtorë, Ford ka zbuluar pa dashje një diagram, ku tregohet se GT500 i ri, do të ketë shpejtësi të kufizuar në 321 kilometra në orë.

Makina sportive do t’i ketë 5.2-litra V8 që prodhon 750 kuajfuqi, me pjesë ta jashtme shumë të lehtë dhe shumë aerodinamike.

Megjithëse është shumë e shpejtë, vetura ka frena specialë që e ndihmojnë të ndalojë edhe në shpejtësinë më të lartë dhe kthesat më të lakuara.

“Prej gjendjes së fluturimit, kalon në lëvizje normale brenda një kohe shumë të shkurtër” është komentuar mes tjerash kjo makinë.

Sipas këtyre të dhënave, ky model do të ketë strukturë shumë më të fuqishme dhe do të jetë edhe më i avancuar se GT350.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat