Byton, rivali i madh i Tesla

Auto

Byton, rivali i madh i Tesla

Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:40
Byton

Kompania kineze, e cila në 18 muajt e fundit ishte e njohur vetëm si Future Mobility Corp, të cilën e formuan ish-drejtorët nga BMW, Nissan dhe Tesla, do të prezantohet në panairin e inovacionit në Las Vegas nën emrin Byton, me veturën e parë të saj elektrike, transmeton KosovaPress.

Byton ka rreth 400 punonjës dhe automjetet e tij do të prodhohen në fabrikë me vlerë 1.1 miliard dollarë në Nanjing. Editimi premierë i automobilit do të jetë i disponueshëm në tregun kinez nga viti 2019, dhe një vit më vonë edhe në Evropë dhe Amerikë.

Inovacioni kryesor të cilin Byton do ta sjellë është mbushja e shpejtë e baterisë, e cila pritet t’i afrohet kohë së nevojshme për mbushje të veturave me djegie të brendshme.

Kompania planifikon prodhimin e 100.000 njësive në vitin e parë, ndërsa ky numër pritet të rritet deri në 300.000.

Mbushësi super i shpejtë duhet të mbushë baterinë për afër dhjetë minuta për një vozitje prej rreth 120 kilometrash. 

Është paralajmëruar se automobili i kësaj kompanie me një mbushje të kalojë 350 km me bateri prej 60 kWh dhe deri në 500 kilometra me bateri prej 90 kWh.

Byton do të ketë elektromotor prej 150 kW, ndërsa nga  0-100 km/h do t’i arrijë për 5-6 sekonda.  Spekulohet se Byton do të kushtojë 40.000-45.000 dollarë, dhe në bazë të kësaj mund të konkludohet se kompania planifikon që automjetet e saja të jenë të pranishme në masa të gjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat