Lamborghini Huracan nuk i duket asgjë, kërkon t’ia mbulojnë me 1.3 milion kristale Swarovski

Auto

Lamborghini Huracan nuk i duket asgjë, kërkon t’ia mbulojnë me 1.3 milion kristale Swarovski

Më: 11 janar 2018 Në ora: 08:12
Lamborghini Huracan

Të gjithë e kthejnë kokën, kur një Lamborghini kalon nëpër rrugë, teksa ia shikojnë me admirim linjat e mahnitshme që ka.

Mirëpo, dikujt i është dukur i thatë modeli Huracan dhe ka kërkuar t’i mbulohet me 1.3 milion kristale Swarovski.

Në këtë formë, është siguruar se askush nuk do të mbetet pa e shikuar në rrugë, ndërsa shumica do të kenë dëshirë të bëjnë së paku një fotografi.

Ky Lambo është i Daria Radionova nga Londra, që nuk është e panjohur për mbështjelljen e veturave me kristale.

Para dy vitesh, ajo kishte kërkuar nga një studio që t’ia mbulojnë në të njëjtën formë një Mercedes CLS35, ndërsa një Bentley Continental me kadife, si dhe një kurorë gjigante prej kristalesh.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat