Panairi i veturave në Detroit tash e tutje mbahet në tetor? - Bota Sot
Panairi i veturave në Detroit tash e tutje mbahet në tetor?

Auto

Panairi i veturave në Detroit tash e tutje mbahet në tetor?

Më: 12 mars 2018 Në ora: 17:12
Panairi i veturave

Salloni më i madh i automobilave në SHBA, i cili me dekada është organizuar në janar, mund të ndryshojë datën e mbajtjes.

Organizatorët e këtij manifestimi të panairit po shqyrtojnë tetorin si muaj të mundshëm për termin të ri të mbajtjes së panairit të automobilave në Detroit, shkruan Crain’s Detroit.

Vendimi zyrtar për ndërrimin e terminit ende nuk është marrë, por nëse të gjitha palët e interesuara do të pajtohen rreth datës në tetor, kalendari i ri i auto-sallonit pritet të ndryshojë nga viti 2020.

Organizatorët konsiderojnë se ndryshimi i terminit nga dimri në vjeshtë do të sjellë shumë dobi për të gjithë, transmeton KosovaPress.

Para së gjithash, për shkak të kushteve më të përshtatshme klimatike, të cilat do të ndikojnë që prodhuesit disa nga inovacionet e teknologjisë t’i prezantojnë jashtë sallës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera