Nissani e Renaulti në diskutime për të krijuar një kompani të re

Auto

Nissani e Renaulti në diskutime për të krijuar një kompani të re

Më: 30 mars 2018 Në ora: 00:27
Nissani dhe Renaulti po diskutojnë për bashkim për të krijuar një prodhues të ri të veturave.

Blerja e Opelit nga PSA Group nuk duket se do të jetë e vetmja marrëveshje e madhe në automobilizëm në dekadën e fundit.

Sipas “Bloomberg”, Nissani dhe Renaulti po diskutojnë për bashkim për të krijuar një prodhues të ri të veturave.

Të dy kompanitë tashmë kanë shumë të përbashkëta. Prodhuesi francez ka 43 për qind të aksioneve të Nissanit, ndërsa kompania japoneze ka 15 për qind të aksioneve të Renaultit. Të dy kompanitë menaxhohen nga Carlos Ghosn.

Mësohet se prodhuesi i ri i veturave mund të ketë dy zyre qendrore, një në Japoni e një tjetër në Francë.

Megjithatë, bashkimi pritet të jetë i vështirë sepse do të duhet të lejohet edhe nga dy qeveritë e vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat