Fiat prezanton modelin 500 Urbana, pak ditë para panairit të Nju Jorkut

Auto

Fiat prezanton modelin 500 Urbana, pak ditë para panairit të Nju Jorkut

Më: 30 mars 2018 Në ora: 06:22
Fiat

Prodhuesi italian Fiat, po mundohet t’i bindë konsumatorët se modeli 500, do të jetë shumë më urban, se Cinqueconte i para dhjetë vitesh, të cilin nuk po e kërkon askush. Pak kohë pas përhapjes së lajmit se mund të prezantohej një veturë e tillë, është shfaqur modeli me 1.4-litra MultiAir Turbo që prodhon 135 kuajfuqi. Kjo vjen në kohën, kur janë bërë të gjitha përgatitjet, që me 30 mars të fillojë New York International Auto Show.

I punuar në platformën e 500 Pop, modeli 500 Urbana ka eksterier me përfundime të buta, si dhe rrota alumini që kanë nga 16-inch. Brenda ka ulëset sportive me ngjyrë të zezë, njëjtë sikur edhe pjesa e përparme, teksa instrumentet që shfrytëzon shoferi janë ngjyrë argjendi.

“Me të gjitha turbo, ky Fiat 500 2018 është shumë i këndshëm për tu vozitur, ka më shumë kuajfuqi dhe është më i fortë se paraardhësit”, ka thënë Steve Beahm, që është një prej udhëheqësve të kompanisë. Ende nuk ka detaje për çmimin, por pritet që të jenë në dispozicion të blerësve gjatë pranverës. /Telegrafi/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat