Mësohet data e premierës së Shkoda Vision X SUV

Auto

Mësohet data e premierës së Shkoda Vision X SUV

Më: 1 prill 2018 Në ora: 20:48
Shkoda Vision X SUV

Modeli më i vogël SUV në gamë do të debutojë vitin e ardhshëm në panairin e veturave në Gjenevë dhe do të bazohet në konceptin e këtij viti të Vision X.

Me lansimin e një SUV të ri, subkompakt, Shkoda do të bëhet me përfaqësuesin e saj në një nga segmentet më të shpejtë në rritje.

Data e premierës botërore u përcaktua në mars 2019, në panairin e veturave në Gjenevë.

Visioni X është vetura më e avancuar nga ana teknologjike e kompanisë dhe një nga detajet kyçe të këtij koncepti është motori hibrid me dy elektromotorë dhe një gjenerator benzine që gjithashtu mund të përdorë gaz natyror të kompresuar si lëndë djegëse.

Versioni benzinë është 1.5-litra me turbo-mbushës me katër cilindra me 130 kuaj fuqi.

Shpejtësinë 100 km/h e arrin për 9,3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e veturës është 200 km/h.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat