Fundi i Mercedes-AMG SL65

Auto

Fundi i Mercedes-AMG SL65

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:02
Mercedes-AMG SL65

Njësia e fundit e një roudsterit të fuqishëm me motor V-12 do të dalë nga linja e prodhimit në maj.

Klasa Mercedes SL ka qenë në treg për gati 65 vjet dhe në krye të ofertës aktuale të gjenerimit është versioni AMG SL65. Kjo veturë ka fuqinë e motorit të njohur 6.0 bi-turbo V12 me 612 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress

Ky është i njëjti motor që posedojnë edhe modelet më të fuqishme nga klasa S, e ndjekur nga Mercedes-Maybach S650, Mercedes G65 AMG dhe Maybach Landaulet G650.

Duke hequr SL65 aktual, Mercedes do të humbasë një nga modelet me motor V12. Spekulohet se pasardhësi i tij do të ketë motor “më të butë” i ngjashëm me atë në modelin e ri Mercedes-AMG GT 4, i cili ka debutuar në panairin e automobilave në Gjenevë.

Modeli i ri luksoz do të ketë shenjën "73" dhe të prodhojë rreth 800 kuaj fuqi. Siç shkruan MB Passion, Mercedes-AMG SL65 del në pension në fund të majit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat