Audi ndalon shitjen e SQ5 në Evropë

Auto

Audi ndalon shitjen e SQ5 në Evropë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 18:23
Audi

Kontrolli i rreptë i emetimit të gazrave ka detyruar Audi të ndërpresë shitjen e modelit sportiv SUV-a SQ5 në Evropë.

Për shkak të sistemit të ri WLTP (Worldwide Harmonized Light Vehicles Test Procedure), i cili hyn në fuqi më 1 shtator, disa nga automjetet e saja me motor benzinë duhet të ndalojnë së shituri në Evropë BMW (Seria 7, M3) dhe Mercedes-AMG me agregat V12.

Audi njoftoi se vendimi është i bazuar në “përmbushjen e kapaciteteve”, por mediat theksojnë se arsyeja e vërtetë është standardi i lartë i emetimit të gazrave.

SQ5 është SUV-i më dinamik i Audi me 3,0 litra TFSI V6 agregat me turbo-mbushës, i cili prodhon 354 kuaj fuqi.

Fuqia bartet përmes sistemit Quattro dhe ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive.

Kjo mundëson arritjen e shpejtësisë nga 0-100 km/h për 5,1 sekonda,  ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat