Ford Bullitt në shitje për 46.585 dollarë

Auto

Ford Bullitt në shitje për 46.585 dollarë

Më: 8 prill 2018 Në ora: 19:04
Ford Bullitt

Ford ka ofruar një arsye të re për të ngulur sytë në fotot e Mustang Bullitt e tij të ri. Ishte një zbulim i çuditshëm në panairin e veturave në Detroit më herët gjatë këtij viti, ndërsa në mënyrë të veçantë, libri i porosisë, tani është hapur zyrtarisht.

Fordi deri tash ka prezantuar Bullitt në ngjyrën karakteristike gjelbër të mbyllët "Dark Highland", siç ishte Mustangu i njohur të cilin Steve McQueen e voziti në filmin me të njëjtin emër, por ditëve të fundit kanë rrjedhë edhe fotografitë bardh-e-zi "Shadow Black".

 Bullitt është i pajisur me motor 5,0 litra V8 me 487 kuaj fuqi dhe ndërrues automatik prej gjashtë shpejtësive në SHBA, derisa versioni evropian do të ketë 463 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale e Bullitt është 262 km/h, ndërsa mbetet sekrete shpejtësia nga 0-100 km në orë.

Ford tashmë ka shitur njësi të Bullittit të ri në ankandin bamirës në janar, ndërsa paratë i janë falur "Boys Republic", shkollë për tinejxherët problematikë, të cilën në vitin 1946 e kishte udhëhequr McQueen.

Çmimi fillestar i Bullitt është 46.595 dollarë, plus 900 dollarë paradhënie dhe blerësit mund të pajisjen me automobil sipas shijes së tyre përmes pakove të veçanta elektronike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat