GM përgatit Buickun e ri për tregun kinez

Auto

GM përgatit Buickun e ri për tregun kinez

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:18
Ilustrim

General Motors (GM) ka paralajmëruar prezantimin e modelit të ri Buick përmes fotografisë "teaser".

Aty mund të shihet vetëm pjesa e pasme dhe dritat me dizajn dinamik.

Spekulohet se automobili do të quhet Buick Enspire dhe do të jetë tërësisht elektrik.

Arsyeja për këtë natyrisht se është lokacioni ku do të ketë premierën e tij - më 17 prill në Kinë.

Buick është tërësisht i dedikuar për tregun kinez me të cilin ka lidhje të fuqishme që nga mesi i shekullit të kaluar.

Kompania ka shitur 1,4 milion njësi në botë, prej tyre 1,2 milion vetëm në Kinë. Nga ana tjetër, vitin e kaluar në SHBA janë shitur më pak se 220.000 Buick.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat