Audi RS5 Coupe kundër BMW M4 Competition Pack

Auto

Audi RS5 Coupe kundër BMW M4 Competition Pack

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:29
Ilustrim

Është testuar edhe njëherë rivaliteti ndërmjet Audi dhe BMW duke garuar me modelet RS5 Coupe dhe M4 Competition Pack.

Në këtë garë Audi është e favorizuar me sistemin e të gjitha rrotave aktive Quattro, ndërsa BMW mbetet vetëm me rrotat e pasme aktive. Sa i përket performancës, këto dy modele duket se qëndrojnë në të njëjtin nivel. RS5 Coupe, përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 3.9 sekonda me anë të motorit bi-turbo 2.9-litër V6 me 450PS dhe 600Nm torkë, transmeton Express. Ndërsa BMW M4 Coupe ka të njëjtën fuqi vetëm se ka 50Nm më pak torkë dhe është 0.1 sekonda më e ngadaltë në përshpejtimin nga 0-100km/h.

Një aspekt tjetër që vjen në konsideratë është pesha ku Audi peshon 1,620kg, ndërsa BMW peshon më pak me vetëm 1,500kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat