Lamborghini i Papa Franchesco del në shitje

Auto

Lamborghini i Papa Franchesco del në shitje

Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:19
Lamborghini i Papa Franceskos

Huracani unik, të cilin Papa Franchesco e kishte marrë dhuratë nga Lamborghini kah fundi i vitit 2017, do të dalë në shitje më 12 maj, në një ankand bamirës në Monako.

Automobili ka ngjyrë të bardhë, me detaje ngjyrë të artë dhe të verdhë për nder të simboleve të shtetit të Vatikanit.

Papa me rastin e pranimit të kësaj veture kishte vënë nënshkrimin e tij në automjet.

Pjesa e brendshme është e kombinuar në detaje bardh e zi me lëkurë, transmeton KosovaPress.

Huracan ka motor që siguron 580 kuaj fuqi. 

Vlerësohet se automobili do të arrijë çmimin ndërmjet 250.000 deri 350.000 euro, ndërsa paratë nga blera do të ndahen për qëllime humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat