Audi kthen prapa më se një milion makina

Auto

Audi kthen prapa më se një milion makina

Më: 1 maj 2018 Në ora: 00:19
Audi

 5Prodhuesi gjerman Audi, ka kërkuar të kthehen prapa më se një milion vetura të shitura në mbarë botën, që janë të pajisura me motorët 2.0-litra TSFI.

Kthimi prapa, është kërkuar nga frika se sistemi i ftohjes mund të ketë ngecje dhe të shpërthejë zjarr.

Makinat që besohet se përbëjnë rrezik janë modelet A5 dhe Q5 të prodhuara nga 2013 deri më 1017, A4 Sedan dhe Allroad 2013-2016, si dhe A6 2012-2015.

Megjithëse problemi mund të jetë vetëm një dalje nga sistemi dhe bllokim, me kthimin e 1.16 milion makinave pritet të shmanget çdo rrezik, përfshirë edhe maksimalin që do ishte ndezja e flakëve.

Të gjitha këto makina, Audi do t’i pajisë me sistem të ri të ftohjes, pa pasur asnjë kompensim prej klientëve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat