Evropa nuk do të shohë modelet Ford SUV ST

Auto

Evropa nuk do të shohë modelet Ford SUV ST

Më: 1 maj 2018 Në ora: 14:18
Ford

Gjiganti amerikan Ford ka zbuluar strategjinë për të ardhmen në të cilën do të heqë dorë nga limuzina dhe do të fokusohet në modelet SUV, por kjo nuk do të ketë tepër ndikim në Evropë.

Ford do të ndalojë së prodhuari C-Max, Fiesta, Focus, Fusion dhe Taurus për SHBA, ndërsa modelet aktuale SUV do t’i ngritë në nivel të linjës sportive ST.

Por, këto modele nuk janë të dedikuara për tregun evropian, pasi sipas zyrtarëve të Ford-it, evropianët nuk janë të interesuar për modelet jo premium me performanca të larta.

Modelet më sportive në Evropë do të jenë  Edge ST line, Kuga ST Line.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat