Everus elektrik del në shitje vitin e ardhshëm

Auto

Everus elektrik del në shitje vitin e ardhshëm

Më: 1 maj 2018 Në ora: 14:31
Honda

Honda prezantoi në panairin e veturave në Pekin konceptin e crossover elektrik Everus EV, e cila do të jetë vetura e saj e parë elektrike.

Ky crossover është i pari nga 20 modelet e paralajmëruara të reja elektrike, të cilat Honda do t’i hedhë në treg deri në vitin 2025, por të cilat janë të dedikuara kryesisht për Kinë.

Po ashtu, ky do të jetë automobili i parë i nënbrendit Everus, të cilin Honda e ka krijuar në bashkëpunim me partnerin kinez GAC.

Honda nuk ka dhënë detaje për automobilin për të cilin besohet se do të jetë i krijuar në platformën që përdorë HR-V. 

Everus EV do të dalë në shitje vitin e ardhshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat