VW ringjall Golf 2 legjendar me dy motorë

Auto

VW ringjall Golf 2 legjendar me dy motorë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:37
Golf MK II legjendar

Volkswagen ka restauruar Golf MK II legjendar nga viti 1987 me dy motorë, me të cilin tenton që të thyejë rekordin e rritjes më të madhe në Pikes Peak.

Dyshja ishte në prag të rekordit, por u desh të heqë dorë pas disa kthesave për shkak të prishjes mekanike.

Disa javë para tentimit të ri të VW-së për të fituar fronin me prototipin plotësisht elektrik, gjiganti gjerman vendosi që të ringjallë Golf II legjendar.

Vetura ka dy agregate me benzinë me nga 1,8 litra, të cilët ndodhen në Golf II e atëhershëm GTI 16V.

Së bashku me këta dy katër cilindra siguron 643 kuaj fuqi me gjithsej 1.020 kg peshë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat