Pas disa ‘teasers’, Brabham ka publikuar fotot dhe detajet teknike të modelit BT62, i cili është i dedikuar ekskluzivisht për ngasje në pistë, ndërsa versioni "civil", i cili mund të përdoret në rrugë publike, është në përgatitje.
Emri Brabham ka qenë prej kohësh i lidhur vetëm me Formula 1, ku ky ekip pati disa suksese të jashtëzakonshme në një kohë. Tani kemi modelin e parë supersport që mban këtë etiketë legjendare.
BT62 peshon gjithsej 972 kg, ka motor 5.4 litra V8, i cili prodhon 710 kuaj fuqi.