Ulet ndjeshëm shitja e makinave dizel në mbarë Evropën

Auto

Ulet ndjeshëm shitja e makinave dizel në mbarë Evropën

Më: 5 maj 2018 Në ora: 15:50
Ilustrim

Shitjet e makinave me naftë në Bashkimin Europian kanë rënë për 17 % gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, që i bie 322,622 më pak makina krahasuar me të njejtën periudhë në vitin 2017.

Kjo rënie e kërkesës u kompensua me rritje të shitjeve të makinave me benzinë, të cilat janë ngritur për 14,6 %, duke shitur afërsisht 300,000 makina më shumë se vitin e kaluar.

Makinat tjera alternative patën rritje të madhe, si ato elektrike me 34,3 % dhe hibride me 60,2 %. Në total, konsumatorët në Evropë, blen rreth 69,898 automjete elektrike në tremujorin e parë të vitit 2018 (+47,0 %).

Në të njejtën koh,ë 139,556 makina hibride u shitën në këtë rajon, 27,7 % më shumë se në tremujorin e parë të 2017.

Gjermania është tani tregu më i madh i Evropës për automjete të elektrizuara, duke tejkaluar Norvegjinë. Shitjet e modeleve të elektrizuara janë rritur me 70 % në vend, me 17,574 njësi të shitura.

Tregu i naftës ra 21.3 %, duke shitur 283.766 njësi, ndërsa 360.628 ishin shitur gjatë tremujorit të parë të vitit 2017. Makinat me benzinë u rritën me 20.3 %, me 553.467 njësi në tremujorin e parë të 2018, ndërsa 460.197 ishin shitur vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat