Aston Martin prezanton versionin e tij më radikal

Auto

Aston Martin prezanton versionin e tij më radikal

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:14
Aston Martin

Prej një viti, sigla AMR (Aston Martin Racing) u vihet të gjitha makinave më speciale që prodhon marka britanike.

Sot, gati dy vite pas prezantimit të Aston Martin DB11, kjo makinë e merr këtë sigël duke u përmirësuar në shpejtësi dhe sportivitet.

DB11 AMR shkon nga 0 në 100 km/h për 3,7 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 334 km/h, 13 km/h më shumë sesa DB11.

Nga ky model do të nxirren në treg 100 makina. Çmimi i Aston Martin DB11 AMR do të jetë rreth 220 000 euro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat