VW nuk merr pjesë në panairin e Parisit

Auto

VW nuk merr pjesë në panairin e Parisit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:29
Ilustrim

Prodhuesi më i madh i automobilave Volkswagen nuk do të jetë pjesë e panairit të veturave që do të mbahet në Paris, transmetojnë mediat e atjeshme.

Panairi i veturave në Paris është një nga tri ngjarjet më të rëndësishme dhe më të mëdha të këtij lloji në Evropë dhe mbahet çdo dy vjet.

Sivjet ky panairi do të mbahet nga data 2 deri më 14 tetor, dhe siç thekson Autoactu.com duke u referuar një burimi nga Volkswagen, kompania gjermane nuk do të marrë pjesë në Paris.

Në vend të kësaj,  Volkswagen me siguri gjatë kësaj periudhe do të mbajë disa prezantime më të vogla individuale, në mënyrë që të promovojë modelet e veta të reja.

Praninë e vet në Paris nuk e ka paralajmëruar as FIAT Chrysler Automobiles (FCA), ndërsa do të paraqiten brendet tjera të njohura të veturave sikurse janë Citroën, Hyundai, Jaguar, Kia, Land Rover, Lexus, Mercedes-Benz, Peugeot, Renault, Smart, Suzuki dhe Toyota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat