Shitet për një shifër të “çmendur” McLaren-i i Ayrton Senna

Auto

Shitet për një shifër të “çmendur” McLaren-i i Ayrton Senna

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:40
McLaren-i i Ayrton Senna

McLaren MP4/8A, njëvendëshja me të cilën Ayrton Senna theu rekorde në Formula 1 në vitin 1993, u ble për një shifër marramendëse fundjavën e kaluar, në një ankand të zhvilluar në Monako.

Makina u ble për 4,19 milionë euro nga një person, të cilit shtëpia e ankandit Bonhams refuzoi që t’i zbulonte identitetin.

Disa media thonë se blerësi është ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, por ai e ka përgënjeshtruar këtë gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat