Audi e-tron Quattro është gati të hyjë në prodhim

Auto

Audi e-tron Quattro është gati të hyjë në prodhim

Më: 18 maj 2018 Në ora: 06:39
Produkti final, do të prezantohet më 30 gusht në Bruksel

Prodhuesi gjerman Audi, është duke bërë përgatitje që të hyjë furishëm në tregun e makinave elektrike, ndërsa është në përfundimin e punimeve të e-tron Quattro, me të cilin do të rivalizojë Tesla Model X dhe Jaguar E-Pace. Makina do të prezantohet zyrtarisht më 30 gusht në Bruksel, ndërsa reporterët që merren me vetura të reja, e kanë fotografuar teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë. Ka të njëjtën shtresë kamuflazhi me të cilin u prezantua prototipi në Geneva Motor Show, ndërsa është hera e parë që shihet duke lëvizur në pistë.

Derisa Audi po i bën prekjet e fundit, mund të thuhet se kjo makinë e ka të njëjtën pamje me atë që u prezantua gjatë muajit mars. E tëra që dihet zyrtarisht, është se do të lëvizë me baterinë prej litiumit dhe jonit me kapacitet prej 95 kwh, ndërsa me një mbushje mund të vozitet për 400 kilometra.

Dobësia e vetme që dihet deri më tash, është se i duhen tetë orë e gjysmë për një mbushje, ndërsa po punohet që procesi të përshpejtohet. Kjo makinë elektrike që përmes tre motorëve prodhon 429 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4.6 sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat