Arrin Mercedes-AMG E53

Auto

Arrin Mercedes-AMG E53

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:14
Mercedes-AMG E53

Motori i ri, sistemi elektrik 48v, motor plotësisht i ndryshëm, frena më të mëdha, pajisje më të pasur janë risitë që do të sjellë modeli më i ri i kompanisë gjermane – Mercedes-AMG E53 Sedan.

Vetura ka motor 3 litra me gjashtë cilindra me ndihmën e kompresorit elektrik  EQ Boost që siguron gjithsej 450 kuaj fuqi.  

Kjo mundëson arritjen nga 0-100 km/h për 4,4 sekonda me shpejtësi maksimale të kufizuar në 210 km/h.

Sedan do të dalë në shitje kah fundi i vitit, ndërkohë që çmimi ende nuk është caktuar.  Mercedes-AMG E53 vjen si zëvendësim për E43 me 396 kuaj fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat