Fillon numërimi së prapthi për prezantimin e BMW 8 Series, shfaqet sërish duke u testuar

Auto

Fillon numërimi së prapthi për prezantimin e BMW 8 Series, shfaqet sërish duke u testuar

Më: 24 maj 2018 Në ora: 06:42
BMW 8 Series

Tani mund ta shihni këtë model, teksa testohet me një shtresë të hollë kamuflazhi nëpër Wales

BMW ka bërë të ditur, se 8 Series i ri, do të prezantohet më 15 qershor, vetëm një ditë para fillimit të Le Mans. Gjatë pritjes së shfaqjes zyrtare dhe me të gjitha detajet, tashmë mund të shohim edhe elemente tjera, derisa po testohej nëpër rrugë të hapur në Wales.

Po që se dëgjoni me vëmendje, mund të dëgjon një fuqi të konsiderueshme që vjen nën kapak. Kjo pjesërisht shkaku i motorit 4.4-litra V8 që prodhon 530 kuajfuqi. Mund të shohim edhe një sistem gjigant gypash për nxjerrjen e gazit, që lë të kuptohet se mund të lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat