Mercedes-AMG SLC 2019, do të ketë fuqi më të madhe

Auto

Mercedes-AMG SLC 2019, do të ketë fuqi më të madhe

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 00:36
Mercedes-AMG SLC 2019

Ishte thënë se AMG SLC do të largohet, por vetëm sa do t’i rritet fuqia.

Në fakt, do të largohet modeli bazë SLC, të cilin Mercedes nuk e ka dashur aq shumë, prej se u lansua për herë të parë më 2015.

Deri më tani, është thënë se fati i këtij modeli është nën “diskutime”, ndërsa së fundmi u dha konfirmimi, se do të arrijë shumë më i fuqishëm. Vetëm se, nuk do të ketë edhe ndryshime tjera në dukje.

Opsioni i ri do të përmbajë përmirësimin e dritave të ambientit, asistim në këndin e vdekur dhe audio sistem më të sofistikuar. Lajmi më i madh, është se Mercedes-AMG SLC 43, që lansohet gjatë vitit që vjen, do të jetë shumë më i fuqishëm.

Motori tij 3.0-litra do të prodhojë 385 kuajfuqi, duke i mundësuar që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për 4.6-sekonda. Në anën tjetër, nuk ka të dhëna të sakta se çfarë do të përmbaje tjetër ky variant, që pritet të jetë shumë i më i pëlqyer se i tanishmi, që nuk ishte edhe aq i kërkuar dhe nuk plotësoi pritshmërinë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat