Nissan sjellë gjeneratën e re të GT-R, por së pari koncepti - Bota Sot
Nissan sjellë gjeneratën e re të GT-R, por së pari koncepti

Auto

Nissan sjellë gjeneratën e re të GT-R, por së pari koncepti

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 06:16
Nissan

Duket se Nissan nuk e ka për ngutë gjeneratën e re të GT-R, mbase se dëshiron ta krijojë si makinën më të shpejtë ndonjëherë, ose së paku, më të shpejtën nga segmenti të cilit i përket.

Për fat të mirë, modeli i tanishëm plotëson të gjitha kushtet, vetëm se i riu duhet të jetë më i plotësuar dhe të dallojë prej atij që doli për herë të parë më 2007. Pasardhësi që vjen, pritet të ketë gjuhë të re dizajnuese.

Megjithëse gjithçka duket misterioze, zëdhënësi i Nissan, Alfonso Albaisa ka konfirmuar se para produktit final, prodhuesi do ta sjellë edhe konceptin e GT-R. “Natyrisht” është përgjigjur Albaisa, kur u pyet nga gazetarët nëse do të shihet koncepti, por pa dhënë asnjë detaj. Madje, nuk është përgjigjur në pyetjet në GT-R, do të ketë ndonjë formë hibridizimi.

Bazuar në rrethanat dhe trendët e fundit në automobilizëm, mund të thuhet se nuk do të jetë tërësisht vetëm me djegie të brendshme. Motori me 3.8-litra V6 që prodhon 590 kuajfuqi, pritet që mos trashëgohet te GT-R i ri, pasi do të zëvendësohet me një tjetër më të fuqishëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat