ABT përforcon Leon Cupran në 370 kuajfuqi - Bota Sot
ABT përforcon Leon Cupran në 370 kuajfuqi

Auto

ABT përforcon Leon Cupran në 370 kuajfuqi

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:08
Leon Cupran

Kompania e njohur ABT Sportsline gamën e saj e ka zgjeruar me paketën e re të dedikuar për modelin e Seatit - Leon Cupra 300.

Paketa e re për këtë model tërheqës, përfshinë përforcimin e motorit të tij benzinë 2.0-litër Turbo në 370 kuajfuqi, ndërsa në version standard është me kapacitet prej 300 kuajfuqi.

ABT Sportsline, po ashtu, për klientët ofron edhe disa sete të reja të rrotave nga alumini (DR, ER-C, ER-F dhe SPORT GR), të cilat do të jenë në dispozicion me shumë ngjyra duke përfshirë edhe ngjyrën e zezë mat.

Gjithashtu, kjo kompani gjermane në gamën e saj ofron edhe paketa për versione tjera të Leonit, duke përfshirë Leonin me motor 1.4-litër TSI i cili tani është me kapacitet prej 160 kuajfuqi si dhe Leon 2.0-litër TDI i përforcuar në 210 kuajfuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat