Zëvendësi i BMW i8 do ta ketë motor hibrid me fuqi më të mëdha - Bota Sot
Zëvendësi i BMW i8 do ta ketë motor hibrid me fuqi më të mëdha

Auto

Zëvendësi i BMW i8 do ta ketë motor hibrid me fuqi më të mëdha

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:22
BMW i8

Mund të quhet edhe i9, ndërsa pritet të prodhojë më shumë se 430 kuajfuqi

Spekulimet se çfarë do të përmbajë një model i ri janë shumë të vështira, për shkak të zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe adoptimit të menjëhershëm prej prodhuesve të automobilave.

Për këtë arsye, këta të fundit nuk po japin lajme konkrete deri në momentin e fundit, nga frika e konkurrencës.

Në mënyrë që ta mbajë sa më fshehtë, BMW ka bërë të ditur se do ta zëvendësojë modelin i8, por në të do të mbetet motori hibrid.

Meqenëse për të mbetur në treg, makinat duhet të përforcohen dhe të bëhen sa më atraktive, pritet që të jetë më i fuqishëm se aktuali që i prodhon 430 kuajfuqi.

Por, njohësit e makinave, konsiderojnë se BMW ka shumë për të bërë në këtë makinë, që nuk do mbetet më i8 i ndryshuar, por do jetë i9 me dukje dhe siten të ndryshuar qarkullimi.

Përkushtimi i BMW-së që t’i elektrifikojë 25 vetura deri më 2025, prej të cilave 12 do të jenë tërësisht elektrike, mund të ndodhë që edhe i8 të jëtë krejtësisht EV. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat