Lotus me plan ambicioz, ‘kërcënon’ Ferrarin dhe Porschen - Bota Sot
Lotus me plan ambicioz, ‘kërcënon’ Ferrarin dhe Porschen

Auto

Lotus me plan ambicioz, ‘kërcënon’ Ferrarin dhe Porschen

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 17:30
Lotus

Prodhuesi britanik i veturave sportive Lotus ka në plan të kthehet në rrjedhën kryesore pasi ka kaluar në pronësinë e kinezëve Geely.

Arsyeja nuk janë vetëm rezultatet e Volvo suedez që kaloi në duart e të njëjtës kompani, ose pasi Geely u bë bashkë-pronar i Mercedesit, por kinezët planifikojnë të investojnë 1,9 miliard dollarë në Lotus.

Geely planifikon të zgjerojë fabrikën Lotus në Hetel dhe të punësojë 200 persona të tjerë, dhe gjithashtu e konsideron mundësinë e hapjes së një objekti tjetër në Britani të Madhe.

Gjithashtu, qendra e re e zhvillimit në Koventri do të jetë e hapur. Investimet e shtuara do t’i mundësojnë Lotusit të transformohet nga një markë që ka qenë në luftë me rivalët Ferrari dhe Porsche, në klasën e makinave sportive premium.

Megjithatë, përpara Lotus është një rrugë e gjatë që kur ai shiti vetëm 145 makina në shtatë muajt e parë të këtij viti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat