Ares Panther është gati për lansim, ja sa do të kushtojë - Bota Sot
Ares Panther është gati për lansim, ja sa do të kushtojë

Auto

Ares Panther është gati për lansim, ja sa do të kushtojë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 12:59
Ares Panther

Duket se Ares Design është serioz, në sjelljen e një makine të fuqishme

Modeli Ares është parë teksa testohej në disa zona të Italisë, nën një shtresë atraktive kamuflazhi.

Megjithëse nuk dukej asgjë konkrete, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se gjithçka e ka gati dhe prezantimi mund të ndodhë shpejtë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e kompanisë, të cilën nuk kanë dhënë asnjë detaj apo datë lansimi.

Megjithatë, ngacmuan dashamirësit e makinave, duke bërë të ditur se Panther do të kushtojë më se gjysmë milioni euro.

Kjo lë të kuptohet se fuqia tij do të jetë e lartë, bashkë me luksin dhe teknologjinë e fundit.

Në anën tjetër, Ares Design është një kompani e themeluar së fundmi nga Dany Bahar – ish-zyrtar i lartë në Lotus, si dhe zëvendësdrejtor në Ferrari dhe Red Bull.

Ai ka hapur një sallon në Modena, që konsiderohet zemra e “luginës së super-makinave” me pretendimin që të krijojë makinë të nivelit të lartë – me Panterin që pritet të lansohet si tejet i kompletuar.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat