Ford do të prezantojë të premten një model misterioz - Bota Sot
Ford do të prezantojë të premten një model misterioz

Auto

Ford do të prezantojë të premten një model misterioz

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 07:35
Ford

Edicion special nga Mustang apo Bronco, e tëra pritet të zbulohet pas tri ditësh

Në kohën kur verës po i vije fundi, kanë mbetur vetëm edhe pak festivale të hapura makinash si Pebble Beach Car Show dhe Woodward Dream Cruise.

 

Ky i fundit që fillon të premten, do të jetë organizimi ku Ford do ta prezantojë një model të ri.

Duke mos dhënë asnjë detaj për makinën misterioze, entuziastët e prodhuesit amerikan, ishin të shpejtë të japin spekulime se çfarë mund të jetë.

Disa thanë se kemi të bëjmë me një Mustang që ka forma ndryshe, që dallon shumë prej modeleve paraprake. Ka mundësi që të përfshijë Range Raptor, apo edhe Bronco SUV.

Bazuar në lajmet e konfirmuara deri më tani, Ford do ta vë në ankand të vetmin Kona Blue Mustang Bullit, të ardhurat prej së cilit do të shkojnë në bamirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat