Volkswagen Arteon me fotosesion special, pak kohë para daljes në shitje - Bota Sot
Volkswagen Arteon me fotosesion special, pak kohë para daljes në shitje

Auto

Volkswagen Arteon me fotosesion special, pak kohë para daljes në shitje

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 07:38
Volkswagen Arteon

Passat CC më nuk ekziston, pozitën e tij e ka zënë Arteon

Pas kërkesave të shumta, Volkswagen e ka vënë në prodhim modelin Arteon, të cilin për herë të parë e prezantoi në Chicago Auto Show gjatë muajit shkurt.

 

Kjo kupe me katër dyer, pritet ta zëvendësojë modelin shumë të pëlqyer Passat CC.

Stili i veçantë dhe përfundimet me kujdes, janë ato që e përbëjnë modelin Arteon.

Në të njëjtën kohë, është i ndërtuar mbi platformën MQB të VW, duke bërë që të ngjajë shumë me Atlas dhe makinat e fundit nga ky prodhues gjerman.

Energjinë e merr prej motorit 2.0-litra, që prodhon 268 kuajfi – 33 njësi më shumë se crossoveri Atlas.

Për të treguar më të mirën e kësaj makine, është për një fotosesion special me ndihëm e Dauglas Sonders.

Fotografi shfrytëzoi motivet e viteve të 80-ta, që të “kapë esencën e makinës” në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me anë të modeleve dhe këndeve të ndryshme, shihet versioni i fundit i Arteon, që del në shitje në fund të vitit.

E tëra që ka mbetur pa u treguar, janë çmimet që do t’i vetë ky Volkswagen.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat