Silver Ghost Collection nga Rolls-Royce, në nderim të “veturës më të mirë në botë”

Auto

Silver Ghost Collection nga Rolls-Royce, në nderim të “veturës më të mirë në botë”

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 22:20
Silver Ghost Collection

Në fillim të këtij vitit, Rolls-Royce ka njoftuar se do ta sjellë Silver Ghost Collection, ndërsa që tani e ka shfaqur këtë edicion te limituar luksoz, në lavdinë e saj elegante.

Me vetëm 35 njësi, Silver Ghost Edition do të nderojë origjinalin Silver Ghost të lansuar më 1907, që ishte cilësuar nga ekspertët në atë kohë si “vetura më e mirë në botë”.

Kjo veturë është e njohur për vozitjen prej 24 kilometrave pa ndërprerë, që është fenomen i kohës dhe mbetet i pashpjeguar edhe sot e kësaj dite.

I ndërtuar me bazë në Rolls-Royce Ghost 2018, secila njësi e këtij koleksioni do të ketë elemente nga bakri i përpunuar, si përkujtim për makinën e para një shekulli, që kishte përfundime nga i njëjti metal.

Në enterierin Forest Green do të ketë shumë detaje nga i pari Ghost, përfshirë edhe orën që ngjanë me origjinalen, si dhe shënimin e gdhendur “Silver Ghost Since 1907”.

Ende nuk bëhet e ditur sa do të kushtojë ndonjë njësi prej këtij edicioni nga Rolls-Royce, ndërsa që tani besohet se të gjitha janë shitur te ndonjë blerës i pasur. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat