Mazda CX-3 i ridizajnuar debuton në Evropë me motor të ri dizel

Auto

Mazda CX-3 i ridizajnuar debuton në Evropë me motor të ri dizel

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 13:04
Mazda CX-3

Pas SHBA-së dhe Japonisë, CX-3 i ristilizuar arrin në tregun evropian. Mazda prezantoi këtë pranverë një version të rifreskuar të crossoverit të saj subkompakt, i cili së shpejti do të fillojë të shitet në Evropë.

Modeli ka pësuar ndryshime të vogla kozmetike, ndërkohë që do të ketë motor 1.8-litra SKYACTIV-D dizel me  115 kuaj fuqi.

Gjithashtu do të ketë edhe variant me motor benzinë 121 dhe 150 kuaj fuqi.

Ndryshimet në pjesën e jashtme janë reduktuar në ndërhyrjen minimale në pjesën e përparme dhe dritave. 

Një risi tjetër është sistemi Mazda G-vectoring Kontroll, e cila automatikisht koordinon funksionimin e sistemit të karburantit, për të kontrolluar sistemin e pezullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat