Elon Musk: Për tri vite Telsa do të nxjerr në shitje makinën që kushton 20 mijë euro

Auto

Elon Musk: Për tri vite Telsa do të nxjerr në shitje makinën që kushton 20 mijë euro

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 06:13
Tesla Model 3

Megjithëse ende nuk e ka futur në prodhim modelin Tesla Model 3, që do të kushtojë mbi 30 mijë euro

Model 3 është pëlqyer në masë të madhe, duke i dhënë prodhuesit amerikan epitetin e krijuesit të sedanit më të mirë elektrik. Megjithatë, për shumë blerës çmimi nuk është i përballueshëm, ndërsa makina ende nuk ka hyrë në linjën e prodhimit.

 

Për momentin, Model 3 kushton 45 mijë euro, versioni me mundësinë e ngasjes me të gjitha rrotat është 50 mijë euro, teksa versioni më i kompletuar është afro 60 mijë euro.

Ideja që Tesla të prodhojë ndonjë EV që kushton rreth 20 mijë euro, është shumë e pakuptimtë për momentin, por Musk beson se kjo do të ndodhë brenda tri vitesh.

“Të arrish diçka madhore, është të krijosh një produkt që është i përballueshëm nga të gjitha. Kjo është një EV që kushton 20 mijë euro. Shumë e vështirë, por e mundur nëse punojmë fort që tani” ka thënë Elon Musk gjatë një interviste në një kanal në YouTube.

Në anën tjetër, një raport thekson se për të prodhuar një Model 3 nevojiten 25 mijë euro. Për të shitur një Tesla për 20 mijë euro, është e paimagjinueshme se sa duhet ulur shpenzimet e kësaj makine, në mënyrë që të ketë llogari që të shitet për këtë shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat