Makina fluturuese do të prodhohet në 2020

Auto

Makina fluturuese do të prodhohet në 2020

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturuese që planifikon të prodhojë në vitin 2020.

Sipas mediave vendase, 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Theksohet se Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet prej 40,4 milionë dollarë për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat