Bentley nuk do të prodhojë makina sportive

Auto

Bentley nuk do të prodhojë makina sportive

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Prodhuesi premium britanik Bentley nuk ka ndërmend të bëjë vetura sportive.

Derisa ishte në krye të kompanisë, Volfgang Durmejer spekuloi rreth performancës së lartë të Bentley të vogël, të frymëzuar sipas konceptit GT dhe EXP 12 Speed 6e nga 2017. Por, dhjetë muaj pas ardhjes së drejtorit të ri, Adrian Holmar, Bentley ka hequr dorë nga ky synim.

Holmark ka hedhur poshtë mundësinë e Bentley sportiv, pasi ky sektor i industrisë së automobilave po pakësohet.

"Mund të bien për 50 deri 60 për qind, por sektori sportiv tani mund të harrojë për rimëkëmbjen. Nëse shikoni historinë, mosha mesatare e klientëve rritet çdo vit. Ka shumë milionerë 30 ose 40- vjeçar në Kinë, por atyre nuk iu intereson tenisi, futbolli ose këndimi. Ata vozitin SUV ose limuzinë, kështu që sektori sportiv nuk ka përfituar nga zgjerimi kinez ", tha Holmark.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Bentley paralajmëroi ardhjen e makinave elektrike dhe hibride.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat